Edi Rama është duke zhvilluar takimin me kandidatët e rinj të PS. Ata vijnë me radhë para moderatorit kryerilindas dhe flasin për veten e tyre, pa paraqitur shumë synime. Metodikën e prezantimit Rama ka zgjedhur ta bëjë çuditshëm dhe aspak serioz për t’ia paraqitur shqiptarëve. Ai imerrte me radhë të gjithë kandidatët dhe pyetja që i bënte ishte: Çfarë të keqe kam unë?
Kandidatët viheshin në siklet nga pyetja dhe nuk dinin ç’të bënin, pasi nesër mund të jenë deputetë, gjenin fjalën më të butë, për rilindasin që i futi në partinë e skandaleve.