Ditën e djeshme në Shqipëri u konfirmuan 962 raste të reja me Covid, ndërsa humbën jetën 19 persona. Nga këto raste, 37 qytetrarë rezultuan pozitivë vetëm në Berat, nga të cilët 12 të infektuar në Berat, 19 në Kuçovë, 5 në Urë-Vajgurore, 2 në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan. Edhe pse rastet me Covid-19 kanë pasur një tendencë në ulje gjatë kësaj fundjave, vihet re se 70% e të prekurve janë moshat e reja, nga 20-25 vjeç. Sipas mjekëve, të prekurit e këtyre moshave nuk kanë shfaqur komplikacione dhe pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë.