Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë në mes të Tiranës, ku u ekzekutua 66-vjeçari Behar Sofia, policia dhe prokroria nuk asnjë emër të dyshuari. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, por identifikimi i tij ka qenë i vështirë për shkak se ishte maskuar në mënyrë profesionale. Nisur nga parametrat trupore të autorit, ekspertët mendojnë se ai mund të jetë diku tek 30 vjeç. Pas krimit, ai është larguar me biçikletë por dyshohet se ai ka qenë në dijeni të levizjeve të viktimës dhe sipas hetuesve duhet të ketë patur edhe të tjerë bashkëpunëtorë që kanë ndjekur Behar Sofinë.
Viktima u qëllua me dy plumba, njëri prej të cilëve e kapi në kofshë duke i dëmtuar rëndë aortën kryesore dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas hetimeve paraprake, dyshohej se për kryerjen e krimit u përdor një armë me silenciator, por hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e përdorimit të një pistolete TT.