Pak më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku një shqiptar u qëllua në këmbë nga dy persona të paidentifikuar. Menjëherë pas atentatit të cilit shqiptari i shpëtoi, autorët e dyshuar të ngjarjes janë larguar me një taksi. Sipas mediave greke, ata e kanë kërcënuar taksistin që t’i largonte nga vendngjarja, mirëpo kanë harruar armën brenda në mjet kur u larguan. Teksa dëshmia e taksistit pritej të jepte detaje që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes, ky i fundit është në gjendje shoku dhe nuk flet. Kujtojmë se një ditë para se të qëllohej shqiptari ishte ndaluar nga policia, pasi ishte duke lëvizur me antiplumb. Atij iu gjetën gjithashtu sasi të vogla lëndësh narkotike, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende me dije.
Burimi: www.skai.gr|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA