Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok. Përmes një postimi në “Facebook”, ARRSH bën thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në këto akse për shkak të prezencës së madhe të mjegullës.
Njoftimi:
Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.