U dënua me 12 vite burg, partitë me qëndrime të ndara rreth dënimit të Mijallkovit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.02.2021, 17:56

LSDM-ja vlerëson se vendimi i sotëm i gjykatës në rastin “Target-Fortesa” dëshmon se në vend funksionon drejtësia. Sipas tyre, me dënimin e ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov drejtësia mbërriti te 20 mijë qytetarët që ishin viktimë e përgjimeve joligjore për thuajse një dekadë.

“Në Republikën e Maqedonisë së veriut ndodh drejtësia, ligjet vlejnë për të gjithë njëjtë. U shqiptua aktvendimi i parë për përgjimin ilegal që Sasho Mijallkov dhe kreu u VMRO-DPMNE-së me vite e praktikonin. Me këtë, mbërriti drejtësia për mbi 20.000 qytetarë, të cilët në mënyrë të pa ligjshme ishin përgjuar me vite, vetëm sepse nuk mendonin dhe vepronin si kreu i VMRO-DPMNE-së. Ky aktvendim është goditje e fuqishme ndaj mbetjeve të regjimit të VMRO-DPMNE-së të shkaktuar nga Gruevski, Mijallkov, Jankullovska dhe shumë të tjerë, të cilët ende veprojnë në Pallatin e bardhë” – deklaroi Martin Kostovski – LSDM.

Por ndryshme mendojnë partitë opozitare. VMRO-DPMNE-ja hedh dyshime se Gjykata e Apelit mund të vendos ndryshe.

“E përshëndesim çdo akt që nënkupton zbatimin e drejtësisë, madje edhe këtë aktvendim. Është keq që për shkak krimeve të Mijallkovit në burg përfundojnë edhe njerëz të cilët janë dëm kolateral. Ky aktvendim është i sjellë nën presionin e ashpër të opinionit, opozitës dhe faktorit ndërkombëtar, kjo është edhe arsyeja për të cilën ra faza e parë e marrëveshjes Zaev-Mijallkov me të cilin i ranë shuplakë drejtësisë edhe pse ekzistojnë indicie se është e mundur gjykata e apelit të vendos më ndryshe, ku dihet se Zaev ka ndikim të fuqishëm”- pohoi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Ndërsa nga koalicioni ASH-AAA vlerësojnë se dënimi për Mijallkovin dhe bashkëpunëtorët e tij duhej të ishte maksimal.

“Ne dyshojmë se edhe për këto rrethana lehtësuese që ndodhën dhe që mund të ndodhin, dyshojmë në afërsinë e tij me pushtetin dhe me gjykatat. Do të thotë nuk është ai që ne e kemi pritur në bazë të lëndëve me të cilat ngarkohet. Kuptohet që kjo edhe se si gjykatat e shkallës së dytë do të japin vendimin e tyre. Do të pranojnë ankesat eventuale apo nuk do të pajtohen me këtë vendim. E gjithë kjo ra nën hijen e spektaklit disa ditë më parë ku ne e pamë se nuk kemi sistem të së drejtës dhe ligjit”- tha Flakron Bexheti – ASH.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit