Rasti “Target-Fortesa”/ Ish-drejtori i zbulimit Mijallkov në Maqedoninë e Veriut dënohet me 12 vite burg

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.02.2021, 17:53

Seanca përfundimtar për rastin “Target-Fortesa” është mbajtur ditën e sotme në Gjykatën penale në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup.

Sipas INA është marrë vendimi dhe për ish-drejtorin e zbulimit Sasho Mijallkov. Ai është dënuar me 12 vjet burg, ndërsa ish-ministrja e Punëve të Brendshme e RVM-së, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.

Prokurorja e çështjes Lençe Ristovska, pas dhënies së dënimit ka thënë se është dakord me vendimin e gjykatës.

“Në tërësi jemi të kënaqur nga vendimi, u konfirmuan të gjitha pretendimet e prokurorisë. Në lidhje me paraburgimin, kemi vendosur se ekzistojnë baza për paraburgim, pasi ekziston mundësia e arratisjes, ndërsa sot kemi lajmëruar edhe paralajmërime tjera për ikje të mundshme”, ka thënë Ristovska.

Mijallkov u shpall fajtor në rastin “Target-Fortesa” ku ai është ndër të akuzuarit kryesor, pasi ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Përveç Mijallkovit, në këtë rast janë të akuzuar edhe 11 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së.

Jankullovska, e cila është në vuajtje të dënimit për rastin “Tanku”, mori edhe 4 vite shtesë dënim me burg.

Goran Grujevski u dënua me pesë dënime, që iu bashkuan në dënim të përbashkët 15 vite. Nikolla Boshkovski u dënua me 15 vite.

Ditë më parë Mijallkovi u kërkua për tre ditë nga organet e rendit, për t’ia dhënë vendimin për masën e arrestit shtëpiak. Por nuk u gjend. Kishte dilema se ai ishte arratisur që t’i ikë aktvendimit të sotëm, por ai shkoi vetë në Prokurori, ku tha se kishe ikur, pasi ishte sëmur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit