Në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid-19 sa vjen e rritet dhe mjekët ngrejnë alarmin se mes të infektuarve ka edhe shumë fëmijë dhe të rinj të cilët po infektohen rëndë. Një prej qyteteve me më shumë të infektuar është edhe Elbasani ku ditën e djeshme u rapotua për 27 raste të reja pozitive me Covid-19. Mësohet se gjatë kësaj jave kanë rezultuar pozitiv 20 nxënës dhe 39 mësues. Ndërkohë në gjimnazin ‘Ahmet Dakli’ një klasë është karantinuar e gjitha pasi 3 prej nxënësve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Një qytetare ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA, për të shprehur shqetësimin e saj në lidhje me këtë situatë. Qytetarja thotë se edhe pse numri i të infektuarve është i lartë dhe vijon të rritet shkolla është ende e hapur, duke u infektuar edhe prindërit bashkë me nxënësit.