Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar para pak javësh në Kamëz. Shpërthimi ka ndodhur sapo drejtuesi i mjetit tip BMW ka hapur makinën me pult. Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së Gjon Menës i cili është një person i njohur për rekorde kriminale. Ndërkohë ditën e sotme, policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur duke vënë në pranga shtetasin Gjergj Cukali dhe shtetasit E. J, 33 vjec, dhe E. J, 24 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. I njohur si "i forti i Myslim Shyrit", Cukali ka qenë i dënuar më parë për veprat penale të ‘Rëmbim personi’ ‘Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.
