Gjatë ditës së sotme u transmetua takimi mes Jasminës dhe Erlindit i cili duket se ishte shumë intim dhe i afërt mes tyre. Edhe pse Jasmina vjen pas emisionit “Prime” ku nuk munguan puthjet e vazhdueshme me Andin. Ndërsa në takim, Jasmina u duk shumë e afërt me Erlindin i cili kishte shfaqur pëlqim për të që në fillim. Ata e zhvilluan takimin në borë dhe në një moment Jasmina i hoqi bluzën Erlindit, duke i thënë se nuk i pëlqente. Pasi e ‘zhveshi’, ajo filloi ta godiste me topa bore, ndërsa Erlindi i kërkoi më pas Jasminës që t’ja hiqte dëborën që i kishte mbetur në shpinë. Duke i fshirë shpinën, Jasmina ‘përfiton’ dhe e prek Erlindin në të pasme, ndërsa lëshoi pasthirrmën“ohooo”.