JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I pagoi biletën Maznikut në Barcelonë, FUSHA shpërblehet me 10 miliardë lekë tender nga Lali Leku
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19/02/2021 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lidhja mes Bashkisë Tiranë dhe oligarkut FUSHA duket se i ka rrënjët tepër të thella. Vetëm një vit më parë JOQ Albania publikoi ekskluzivisht faturën e hotelit “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë në qershor të 2019. Kjo faturë i përkiste qëndrimit të nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku në këtë hotel dhe ishte paguar nga vetë Shkëlqim Fusha.

Në lidhje me këtë, sot u mësua se SPAK do të rinisë procedimin penal ndaj Maznikut, dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë. Kujtojmë që personat në fjalë akuzohen për veprën penale te korrupsionit. Mirëpo duket se ky fakt nuk e ka ndalur aspak Bashkinë Tiranë me në krye Lali Lekun që t’i japë FUSHËS një tender super të majmë prej mbi 10 miliardë lekësh të vjetra me TVSH. Ky tender ka të bëjë me pastrimin e një pjese të Tiranës për një periudhe 3-vjeçare.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-80611-12-01-2020 që ka për objekt: “Loti IV: “Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana IV”, me fond limit prej 906,755,115 lekësh të reja pa TVSH. Duke shqyrtuar dokumentat e tenderit, shikohet se ka një sërë veprimesh tepër të dyshimta që të shpien në përfundimin se fitorja e FUSHËS ka qenë e paracaktuar para se të shpallej fituesi.

Themi këtë pasi në tender kanë marrë pjesë 4 firma, nga të cilat 2 nuk kanë ofruar asnjë vlerë. Mos ofrimi i asnjë vlerë kur merr pjesë në një tender është përtej çdo logjike ekonomike, pasi nuk ka asnjë arsye të garosh kur ke ndërmend të mos ofrosh asnjë vlerë. Ky veprim të çon në konkluzionin se këto dy firma kanë marrë pjesë në garë vetëm si justifikim “sa për numër”.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?