Gjatë ditës së sotme u transmetua takimi i parë mes Atdheut dhe Sarës e cila është konkurrentja më e re emisionit. Ky takim ishte shumë romantik dhe dhe flirtues ashtu siç Atdheu di të shfaqet në çdo takim. Edhe sot Atdheu dhe Sara u shfaqën shumë të afërt me njëri tjetrin. Kur u pyet se pse e zgjodhi, Sara tha Atdheun ishte enigmatik dhe kërkonte ta zbulonte se kush ishte në të vërtetë. Por Atdheut i ranë më shumë në sy tatuazhet, duke i thënë se kërkonte t’i shihte dhe në atë moment, i ngre këmbët për të parë pistoletën që kishte në kyç. Më pas ajo ngriti bluzën për t’i treguar gjarprin që kishte tatuazh në të gjithë kurrizin.
“Kur do i bëjmë ato seancat e psikologjisë, të jesh me syzë si nëpër filma,” tha Atdheu. “Kur të duash,” tha Sara.
