Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy punonjës të OSHEE kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Polumbarët kanë arritur të nxjerrin trupat e tyre të pajetë nga lumi Drino i cili ndodhet përballë fshatit Lazarat. 2 elektricistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj ishin duke inspektuar në zonë kur makina e tyre e punës ra në ujë. Si pasojë e terrenit të keq dhe errësirës, makina me të cilin lëviznin dy punonjësit e OSHEE, ka rënë në kontakt me një rrugë të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kanë pasur të pamundur për të manovruar.