Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në Shkodër pasi pritet që në orët në vijim të nisë procesi i vaksinimit për personelin mjekësor. Por duket se kjo vizitë e tillë në këto kohë kur shumë zona ndodhen nën ujë dhe janë të përmbytura e me shumë probleme, nuk u ka pëlqyer aspak qytetarëve të cilët kanë dalë të protestojnë. Sipas tyre vizita e tij në këto kohë është absurde dhe e pa vend kur qyteti është i përmbytur. Ndërkohë Rama mbërriti në Shkodër i shoqëruar me shumë policë dhe eskortë.
“Ne jemi të përmbytur, vizita e Ramës për vaksina është absurde”, u shpreh një banor i zonës.
