Edhe pak ka mbetur nga përfundimi i numërimit të votave nga zgjedhjet e parakohsme parlamentare në Kosovë, teksa janë numëruar 99.72% e tyre. LVV vijon të kryesojë bindshëm. Në vend të dytë vjen PDK, e cila ka marrë 17.40% të votave. Ndërkohë LDK vazhdon të thellojë humbjen, ku deri më tani ka marrë 13.98% të votave. AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7.40%, ndërsa Nisma Sociademokrate e Fatmir Limajt ka marrë 2.60%. Në zgjedhje garuan 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Kujtojmë gjithashtu se pas disfatës së thellë, kryetari i LDK Isa Mustafa dha dorëheqjen bashkë me kryesinë e tij.
