JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Laerti i Postës vazhdon avazin/ 70 milionë për vula e darë, firmës me ofertën më të lartë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15/02/2021 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Laert Duraj vazhdon përsëri të njëjtin avaz. Atë të organizimit të tenderave kryekëput të dyshimtë. Në rastin më të fundit Laerti ka bërë "rrush e kumbulla" plot 70 milionë lëkë të vjetra me TVSH për të blerë vula dhe darë për Postën Shqiptare.

Laerti ka shpallur fituese firmën që ka dhënë ofertën më të lartë. Më konkretisht në tender kanë marrë pjesë 3 firma, nga të cilat njëra nuk ka dhënë asnjë vlerë ndërsa një firmë tjetër ka ofruar rreth 5 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa fituesi.

Por kjo nuk është marrë në konsideratë dhe fituese është shpallur firma “XPERT SYSTEMS” me vlerë të ofruar rreth 70 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo firmë rezulton në pronësi të Renald Gova dhe Darin Gezdari.

Shikohet gjithashtu se vlera fituese është shumë pranë fondit limit, përkatësisht sa 99.3% e saj. Të dyja këto fakte ngjallin dyshime të forta se tenderi është i manipuluar dhe se Laerti e ka patur fituesin të paracaktuar.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?