Dhuna në futbollin shqiptar nuk ka të ndalur. Raste kur dhuna është prezente në fushën e lojës mbetet një problem ende i pazgjidhur. Një skenë e shëmtuar dhune është regjistruar në minutën e 63-të në ndeshjen Bylis-Laçi e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiorë. Si pasojë e këtij momenti të paprecedentë, pritet të ketë pasoja të rënda dhe ndëshkime shembullore nga Komisioni i Disiplinës. Nuabueze bën boksierin dhe gjakoset Kuli. Carkanji dhe Nuabueze ndëshkohet me karton të kuq. Të dyja skuadra me 10 lojtarë në fushë. Sulmuesi i Laçit është tradhtuar nga nervat dhe ka ngatërruar sportin duke bërë boskierin.