Femrat shqiptare vazhdojnë akoma ta vuajnë mentalitetin shtypës dhe "shfrytëzues" që tregojnë meshkujt ndaj tyre. I tillë është rasti i një vajze 29-vjeçare nga një fshat i thellë në veri të Shqipërisë. Ajo shkruan për JOQ Albania se prej dy vitesh jeton në Tiranë dhe se ka njohur një burrë që vinte nga Finlanda. Ajo shprehet se ishte në kërkim të një lidhjeje serioze dhe për këtë arsye kishte folur me burrin në fjalë. Në fillim ai i është prezantuar me emër dhe moshë të ndryshme nga ajo realja, por më pas doli që ishte 40 vjeç, i martuar dhe me dy fëmijë.
Në fillim ai ka bërë disa gjëra për të: analiza mjekësore, i ka blerë disa rroba etje. Por në momentin që vajza ka marrë vesh të vërtetën, ka menduar të distancohet nga ai. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga ana e tij dhe i ka kërkuar që t'i kthejë shumën e parave që ka shpenzuar për të, e cila shkon 700 euro. Përndryshe nsëse nuk ia kthen paratë, ai i kërcënon familjen dhe i kërkon të kryejnë seks. Vajza shprehet se nuk ka mundësi të shlyejë paratë, madje shton se ai është vetofruar për shpenzimet që ka bërë dhe nuk i ka kërkuar asgjë. Situata e saj duket e rëndë dhe siç shprehet edhe vetë ajo, ka qenë gati të bëjë vetëvrasje.
Mesazhi i dërguar:
Persh Joq. Kam nje problem te madh me nje qun, te lutem jam mes dy rrugesh, ose te vras veten ose te shkoj ne krevat me pahir me ate per te paguar 700 euro. Te lutem jam shume e sinqerte me ty, skam ku ti marr ne pune nuk jam, famijlen i kam teper fanatike. julutem kush me ndihmon ne keto dite do isha dhe un nje vetevrasje ju lutem me ndihmoni. Une jam nje vajze 29 vjece vi nga nje familje me fanatizem te larte dhe te theksuar vi nga nje fshat i thelle ne veri .prej 2 vitesh jam ne tr ku ne dhjetor njoha dike qe vinte nga finlanda dhe un po kerkoja njohje serioze edhe ai gjithashtu ne fillim u prezantia me nje emer tj e me vone na doli nje emer tj u prezantua si 36 vj dhe doli 40 vj u prezantua si beqar po ne fakt kishte 2 femije atje dhe kishte qene edhe nje here i fejuar gjate 2 javeve qe ishte ketu dhe qe u takuam ai beri disa gjera per mua me beri disa analiza te cilat i kisha te nevojshme me bleu rroba diku 100 mij lek kur mora vesh te vertetat e tij une u largova ai tani me kerkon mua vleren e lekeve te cilat beri per mua me thote te shkojne ne vleren 700 euro ose do besh sex me mua sa her te vi un ju litem un nuk jam ne pune nuk kam mundeso as nuk di cfare te bej do isha e gatshme te beja sex me keso tj vetem me ate jo sepse un si kam kerkuat para dhe asgje atij kam frike nga familja kam frik nha gjithcka ju lutem. Dua te theksoj qe si kam kerkuar asgje por me ben presion me familjen per ato para te cilat vet mi ka dhen. Kam qen gati te beja vetevrasje duke pen fajtore dhe familjen time e te gjithe boten ketu.






Pjesë nga biseda e vajzës me tezen e saj.