Mbrëmjen e djeshme në rrjet qarkulloi gjerësisht një video në të cilën shiheshin disa të rinj duke u zënë me grushte e shqelma në mes të Tiranës. Siç u raportua në gjithë mediat, fillimisht u mendua se kishte ndodhur një sherr mes dy reperave të njohur Don Xhoni dhe Finem. Por pak minuta më pas, lajmi u përgënjeshtrua nga vetë Don Xhoni, i cili tha se nuk ishte përfshirë në një sherr të tillë dhe se ndodhej në Kosovë në lagjen e tij. Gjithashtu edhe Finem reagoi në lidhje me lajmin duke thënë se gjithçka ishte fake.
Ndërkohë në një video ekskluzive për JOQ Albania, një i ri i quajtur Santi ka zbardhur gjithçka në lidhje me videon e shumëpërfolur. Ai është shprehur se ka qenë pikërisht ai që u përfshi në sherr. Siç shpjegon më tej ai, lajmi i mbrëmshëm është 1000% fake dhe se video është bërë para tri muajsh.
Ai shton se ka qenë i ftuar në një emision atë natë, dhe sapo ka dalë nga televizioni, dy makina i kanë zënë pritë dhe e kanë rrahur keq. Ai thotë se arsyeja që nuk ka reaguar deri më sot në lidhje me sherrin, ka qenë pikërisht fakti se nuk ka dashur të marrë famë dhe vëmendje. Të nesërmen pas sherrit, të riun e ka marrë në telefon vëllai dhe menaxheri i Finemit duke i thënë të tërheqë denoncimin. Shkak i sherrit është bërë thjesht një video në TikTok dhe sipas tii publikimi i videos është bërë pikërisht se Don Xhoni ka marrë famë kohët e fundit. Ai shton më tej se në telefon Finemi bashkë me vëllain dhe menaxherin e tij i kanë thënë se video nuk do të publikohet, por nuk e kanë mbajtur fjalën.