Dy vajza të mitura kanë ndërruar jetë, pasi u hodhen nga një kullë e lartë. 12-vjeçaret ishin pjesë e një grupi “vdekjeje” në internet, me tematikë nga Harry Potter. Varvara Vlasova dhe Valeria Shirshova, kishin bërë një video të shkurtër para se të binin nga kati i 17-të i një ndërtese në Samara në perëndim të Rusisë, ndërsa shiheshin duke qeshur. Sipas mediave të huaja dy vajzat ishin shoqe klase nga familje të pasura dhe nxënëse të shkëlqyera që shkonin rregullisht në shkollë. Raportohet se ato kanë rënë nga 60 metra lartësi në pallatin ku jetonte Varvara, e cila ishte modele. Ndërkohë, sipas burimeve nga policia vajzat i ishin bashkuar një grupi në rrjetet sociale i cili “u caktonte atyre detyra”.
Prindërit e dy vajzave besonin se grupi i tyre ishte i lidhur me tematikën e Harry Potter dhe se ishte i “padëmshëm”. Policia po kontrollon tashmë faqet e vizituara prej tyre. Rusia ka parë kohët e fundit një seri “vetëvrasjesh” të fëmijëve, të lidhura me grupe djallëzore interneti që nxisin fëmijët e pafajshem e naivë t’i japin fund jetës së tyre.
Burimi: www.thesun.co.uk | Përktheu dhe përshati: JOQ ALBANIA

