Dramat e shqiptarëve nuk kanë fund. I tillë është edhe rasti i një gruaje të moshuar, e cila prej tre vitesh e gjysmë endet rrugëve të Tiranës e braktisur dhe pa asnjë njeri. Siç shprehet edhe vetë ajo, Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asgjë për ta ndihmuar. Ajo thotë se është e braktisur dhe endet rrugëve në gjendje të mjeruar, e sëmurë me tension të lartë dhe pa ilaçe. Gjithashtu ajo shprehet se nuk sheh mirë dhe se kërkon një farmaci. E moshuara ndodhet në fillim të rrugës së Kavajës. Në lidhje me rastin në fjalë na ka shkruar një qytetar, i cili ka bërë edhe një video në të cilën ilustrohet gjendja e vështirë në të cilën ndodhet e moshuara.
Mesazhi i mbërritur: