Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos janë emëruar si dy ndër lojtarët më të mirë evropianë të dekadës së fundit nga Federata Ndërkombëtare për Historinë dhe Statistikat e Futbollit (IFFHS). Dy ikonat e Real Madridit, e kaluara dhe e tashmja, janë bashkuar në tre më të mirët e kategorisë UEFA bashkë me Manuel Neuer nga Bayern Munich. Sa i përket pjesës Kampionatit të vendeve latine, Lionel Messi i Barcelonës, Neymar i Paris Saint-Germain dhe Dani Alves i Sao Paulo përbëjnë tre të parët. Sa i përket konfederatës aziatike, Heung-min Son kryesoi listën përpara Keisuke Honda dhe Salem Al Dawsari. Mohamed Salah kryeson në Afrikë përpara Sadio Mane dhe Riyad Mahrez.
Burimi: marca. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA