Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë. Një vajzë është goditur nga një efektive policie, vetëm se ajo po e kundërshtonte atë me fjalë. Skena është filmuar nga një kalimtar i rastësishëm dhe është dërguar pranë redakisnë së JOQ ALBANIA.
Siç shihet edhe nga pamjet, kanë qenë tre qytetare të cilat kanë kundërshtuar policinë, e cila mesa duket, i kishin ndaluar për maskë. Qytetaret largohen teksa efektivët i ndjekin nga pas. Në një moment, një nga qytetaret, vajza e re, goditet fort me shuplakë nga efektivja e policisë. Goditja ka ardhur e papritur dhe shihet qartë që vajza e re vetëm ishte duke folur, pa bërë asnjë veprim tjetër.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që policia, përfiton nga uniforma e veshur dhe dhunon qytetarët pa të drejtë, ditën për diell, duke shkelur me të dyja këmbët ligjin. JOQ ALBANIA bën thirrje që të merren masa për rastin e mëposhtëm.