Rama tha se marrin deri në 8 mijë Euro/ Disa të rinj në Korçë arrestohen nga policia, shpërndanin drogë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.02.2021, 09:09

Ditën e djeshme, Edi Rama, bëri një deklaratë të pazakontë, teksa tha se disa të rinj në Korçë, marrin nga 1 mijë deri në 8 mijë euro në muaj, falë punës në Internet. Kjo deklaratë, u përdor për meme në rrjetet sociale, pasi askush nuk e besonte. Së fundmi, policia, ka arrestuar disa të rinj në Korçë, të cilët nuk merreshin aspak me punën që thotë Rama, por trafikon drogëra të rënda.

Mësohet se numri i të arrestuarve ka shkuar në 12, ndërsa 7 janë vënë në pranga sot.

Njoftimi i policisë:

Shkon në 12 numri i të ndaluarve, vihen në pranga edhe 7 persona të tjerë (organizatori i grupit, poseduesit dhe transportuesit e lëndëve narkotike), bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit më parë nga Policia.

Sekuestrohen 1 armë gjahu, sasi e dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë, sasi në lekë dhe euro.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale pranë Policisë së Shtetit, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Piramida”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

A.M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit).

M.A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).

M.T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit).

Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit).

E.T., 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).

N.J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).

Si edhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).

Falë një pune intensive hetimore dhe provave të grumbulluara, u bë e mundur që në fazën e dytë të operacioneve “Lapidari” dhe “Pusteci”, të finalizuar më datë 08.11.2020, 14.01.2021, në Vithkuq-Korçë dhe Cerje-Pustec, si edhe ngjarjes së ndodhur më datë 08.06.2020, në Kolonjë, të dokumentohej me prova ligjore, implikimi i 7 shtetasve të lartpërmendur në aktivitetin e paligjshëm që ushtronte ky grup i strukturuar kriminal.

Konkretisht lidhur me operacionin e koduar “Pusteci”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. N. dhe I. M. dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 21 kg e 500 gr, lënde e dyshuar narkotike kanabis, nga hetimet e kryera rezultoi se transportues të lëndës narkotike përveç dy të arrestuarve ishin edhe shtetasit A. M., dhe M. A. Në rolin e organizatorit të këtij grupi rezulton të jetë shtetasi M. T., dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike shtetasit Xh. A. dhe E. T.

Në lidhje me operacionin “Lapidari”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. dhe A. Q. dhe u sekuestrua 2 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis, u dokumentua se lënda narkotike ishte blerë për shtetasin M. T.

Si edhe në lidhje me ngjarjen e datës 08.06.2020, ku në Kolonjë u arrestua në flagrancë shtetasi S. Xh. dhe u sekuestrua 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, u dokumentua se të implikuar në këtë ngjarje ishin shtetasit N. J. dhe M. M., në lokalin e të cilit në Ersekë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit