Mbrëmjen e kaluar Juventusi arriti të fitonte me rezultatin 2-1 në përballjen me Interin për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Një fitore e tillë e lumturoi pa masë, trajnerin Andrea Pirlo, i cili pas përfundimit të ndeshjes, tha se pavarësisht fitores, ende nuk kanë kaluar në finale, pasi kanë edhe një ndeshje pas një javë.
Humbja e parë me Interin na shërbeu si mësim. Ne mblodhëm forcat dhe u rikthyem te fitoret. Sot fituam ndeshjen e parë të gjysmëfinales, por nuk kemi bërë ende asgjë. Ne shpresojmë t’ia dalim javën e ardhshme. Fitoret me Milan, Napoli dhe Inter? Ne dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe në këtë mënyrë, mund t’i hapim vështirësi të gjithëve. Nuk është e lehtë të mbash këtë ritëm, kur luan ndeshje çdo tre ditë, por ne po përpiqemi të bëjmë mirë.
Por jo vetëm kaq pasi Pirlo shpjegoi edhe momentin e zëvendësimit të Cristiano Ronaldos me ALbaro Moratan disa minuta nga fundi, ku portugezi u pa nervoz.
Është normale që në një ndeshje si kjo, të kërkoni të jeni në fushë sa më shumë, por gjithashtu ne duhet të mendojmë edhe për kampionatin. Unë i thashë atij se pak pushim do i bënte mirë.