Mbrëmjen e sotme në stadiumin 'San Siro' luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, ku bardhezinjtë e Juventusit përballen me Interin. Ndeshja starton në orën 20:45 dhe tekniku i bardhezinjve, Andrea Pirlo ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e kësaj sfide. Ndeshja e mbrëmjes së sotme pritet të jetë e fortë dhe plot dinamikë pasi rivalliteti mes dy skuadrave është i madh dhe ka kohë. Dy skuadrat luajnë për të fituar, por jo vetëm kaq, pasi kjo përballje është një tjetër test force edhe në garën e fortë për titullin kampion në Serie A.
Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon
Mbrojtës: Chiellini, De Ligt, Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Dragusin, Frabotta.
Mesfushorë: Arthur, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentacur, Fagioli, Kulusevski, Peeters.
Sulmues: Ronaldo, Morata.
I convocati bianconeri per la serata di #CoppaItalia!#InterJuve #ForzaJuve pic.twitter.com/aCfWUH6PHL
— JuventusFC (@juventusfc) February 2, 2021