Vetëm një javë, pasi doli e përputhur me Andin nga emisioni i njohur i përputhjes së çifteve, janë publikuar disa fotografi dhe video ku Tea shfaqet duke u puthur me ish-konkurerentin nga nga Kosova, Beart Rexhepi. Fansat e çiftit Tea Andi u shokuan nga ky lajm, por jo vetëm pasi i gjithë rrjeti u habit nga një skandal i tillë. E pyetur në lidhje me këtë ngjarje ishte edhe Ledjana Prenga e cila është ende konkurente e emisionit. Fansat e saj në Instagram e pyetën për situatën e Teas dhe Ledjana nuk nguroi t’i përgjigjej me një meme që lidhet edhe me të në një farê mënyre.
