Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij Georgina janë në telashe pas pushimeve në resortin e skive në Courmayeur. Pas suksesit në kampionat kundër Bolonjës, kampioni portugez i Juve-s së bashku me partneren e tij shkuan për të festuar 27 vjetorin e saj, por duket se nuk zbatuan ashtu siç duhet rregullat anti-covid që janë vendosur në disa rajone të Italisë. Udhëtimi në Valle d'Aosta nuk lehohet pasi është një zonë portokalli, por fotot e çiftit të lumtur në Courmayeur u zbuluan në rrjetet sociale. Karabinierët e Grupit Aosta po kryejnë hetime mbi rastin, pasi videot janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë ngjallur shumë debate e diskutime. Futbollisti dhe bashkëshortja e tij mund të përballen me një gjobë, për mosrespektim të masave të vendosura nga qeveria italiane.