Atalanta është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas rezultatit 3-2 ndaj Lazios në një ndeshje spektakolare. Dy gola secili në pjesën e parë: Djimsiti zhbllokoi dhe Muriqi barazoi. Në minutën e 17-të, Muriqi shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer një krosim të Acerbit nga e majta, për ta dërguar topin në rrjetë me kokë. Por përsëri në minutën e 34-të shënoi Acerbi, ndërsa tre minuta më vonë Malinovskyi barazoi. Në fillim të pjesës së dytë, Atalanta mbetet me dhjetë lojtatrë pasi Paomino mori karton të kuq por kjo duket se i bëri mirë zikaltërve, të cilët 4 minuta më vonë kaluan në avantazh me Mirançuk dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Atalanta eliminon kështu Lacion dhe në gjysmëfinale të Kupës përballet me fituesin e çiftit Napoli-Specia.
SEEEE SEEEE SEEEEEEEEMIFINALE!!! 🤩 SEEEEMI-FINAAAAALS!!! YES YES YES!!! 😍@Plus500 #AtalantaLazio #CoppaItalia #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/FHfRmXRFzF
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) January 27, 2021