Gjatë ditës së sotme është transmetuar takimi midis, Elvisit dhe Ana Kaurit. Takimi ishte zgjedhur të zhvillohej në teleferikun e malit të Dajtit, ndërsa në sfond nuk munguan edhe bisedat e nxehta. Lirshmëria në bisedat e tyre shihej dukshëm, teksa nuk munguan edhe fjalët e ëmbla mes njëri-tjetrit. E ndërsa Ana e pyeti Elvisin se si ishte ai në një lidhje, Loco u përgjigj se nuk i pëlqen monotonia, ndërsa u shpreh se kur i mërzitet krevati merr makinën dhe i ikën në mal. Ndër të tjera ai tha se është shumë tip aventurier, teksa kjo ishte edhe në tipin e Anës.
Pjesë nga biseda:
Ana: Çfarë tipi je ti në lidhje?
Elvisi: Nuk më pëlqen monotonia në lidhje, por aventurat.
Ana: Edhe mua më pëlqejnë shumë aventurat, jam tip shumë aventuriere, monotonia më mbyt.
Elvisi: E kam në sensin që përshembull po na mërzit krevati, pastaj mund të marrim makinën dhe ikim në mal.