Ashtu siç ishte parashikuar ka startuar në orën 20:45 përballja mes Interit dhe Milanit për një vend në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll me rezultatin 0-1 me një gol nga suedezi Ibrahimovic. Por menjëherë pas golit ylli i kuqezinjve u përplas me me Lukakun e Interit. Ende dihet ende shkaku konkret i zënkës, që çoi në përplasjen kokë më kokë të dy gjigantëve, por mediat italiane flasin për fyerje të suedezit të Milanit, që është vazhdimisht provokues në fushë. Edhe reagimi i Lukakut ishte i ashpër dhe ishte e nevojshme ndërhyrja e lojtarëve të tjerê për të qetësuar dy sulmuesit tê cilët u ndêshkuan më pas me kartonë të verdhë.