Mbremjen e sotme, u regjistrua një aksident tragjik në aksin Vlorë-Levan, ku humbi jetën një grua, e cila u identifikua si Anxhela Capo 23-vjeçe ndërsa është plagosur rëndë shoqja e saj, Silvana Muho, 22-vjeçare. Sipas informacioneve paraprake thuhet se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa automjeti me drejtuese shtetesasem Anxhela Capo ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës. Mediat raportojnë se makina është përmbysur dhe trupi i viktimës është hedhur rreth 300 metra larg makinës. Trupi i viktimës ende qëndron në anë të rrugës i dërrmuar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.