Presidenti Joe Biden ka zgjedhur një tjetër person për të shërbyer si mjek i Shtëpisë së Bardhë, duke zëvendësuar zyrtarin e diskutueshëm të akuzuar për mashtrim të publikut amerikan në lidhje me gjendjen e Donald Trump, pasi ish-presidenti u infektua me Covid-19.
Dr Kevin O'Connor, koloneli në pension i Ushtrisë Amerikane, i cili shërbeu si mjek i Z. Biden gjatë mandatit të tij si nënkryetar, është ngarkuar me detyrën për kujdesin mjekësor të presidentit të ri. Emërimi do të detyronte largimin e Dr. Sean Conley nga pozicioni. Mjeku, një i emëruar nga Trump, mori kritika vitin e kaluar pasi deklaronte se ish-presidenti ishte shumë mirë, pasi u diagnostikua me Covid-19, kur në fakt raportet treguan se ai kishte marrë oksigjen shtesë dhe po përjetonte efekte anësore të lidhura me sëmundjen shkaktuar nga virusi i ri.
Burimi: TheIndipendent | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA