Sukthi nën ujë/ Banorët: Po na mbysin si miu, qeveria hap digat dhe na përmbyt

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.01.2021, 17:38

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujit, Lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe si pasojë shumë banorë janë izoluar. Ndërkohë, disa prej banorëve kanë folur për faxneës dhe kanë thënë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti, ndërsa theksojnë se kjo është hera e tretë që ata përmbyten. Sipas tyre uji ka arritur deri në katin e parë të shtëpisë dhe janë shkatërruar të gjitha bashkë edhe rezervat ushqimore që kanë mbledhur për bagëtitë. Ndërkohë, një banore është shprehur se kryetari i bashkisë ka shkuar për të parë gjendjen dhe është larguar pa lajmëruar banorët.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Kemi marrë lekë borxh nëpër njerëzit tanë për të rregulluar shtëpi se ku do të flije në ujë. Ka ardhur kryetari i Bashkisë dhe ka ikur fluturimthi asnjë nuk është lajmëruar, ne na ka ardhur na ka mbytur si miu. Filmoje dhe zotërinë atje a bëhemi më ne në këto kohë Covid-i.

Gjithashtu, një tjetër banore thotë se:

Dy batanije na kanë sjellë dhe dy oriz e makarona. Jam vetë e 6 në shtëpi jam pa punë tani edhe pa shtëpi. Nuk kam asnjë gjë në shtëpi të gjitha janë shkatërruar.

Një banor theksoi se kjo është hera e tretë që përmbyten, ndërsa shtoi se kjo është përgjegjësi e shtetit, pasi hapin digat dhe uji përmbyt banesat e tyre.

Banori u shpreh se:

Është hera e tretë që përmbytemi ne. Shikojeni si po na mbyt shteti mos të thonë që është punë partie por këtë po na i bën shteti hapin digat po na mbysin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit