Një 92-vjeçare është infektuar me Covid-19 pak ditë pasi mori vaksinën anti-covid. Mary Green, 92-vjeçarja jetonte në shtëpinë e kujdesit në Tyneside veriore, ku mori edhe vaksinën anti-covid, ndërsa pas 12 ditësh ndërroi jetë. Mjekët i thanë se për shkak të moshës së madhe të saj do të përbënte rrezik që ta dërgonin në një spital për mjekim më të specializuar dhe si pasojë ndërroi jetë. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë në botë që një person është infektuar me Covid, apo ka humbur jetën pasi ka marrë vaksinën.
Burimi: www.dailymail.co.uk | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA