Ditën e sotme një person është gjetur pa shenja jete në një përrua në Devoll. Nga informacionet paraprake dyshohet e ai është emigranti i paligjshëm. Ndërkohë në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune . Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes, por dyshimet kryesore janë se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.