Mbrëmjen e kaluar, Napoli humbi me përmbysje përballë Veronës 3-1 dhe duket se një rezultat i tillë ka irrituar presidenti Aurelio de Laurentiis. Sipas mediave italiane Gennaro Gattuso po ndien një presion të madh pas kësaj humbje dhe duket se rrugët e tij me Napolin mund të ndahen shumë shpejt. Thuhet se de Laurentiis mund ta zëvendësojë, Gatusson me spanjollin Rafael Benitez, i shkarkuar së fundmi nga kinezët e Dalian Pro. Por ende nuk ka asgjë zyrtare, pasi De Laurentiis pret që Gattuso të dorëhiqet vetë, që të shpëtojë nga barra e pagës. Për momentin trajneri italian nuk e ka në plan, ndaj largimi i tij varet nga krejtësisht nga presidenti i Napolit.