Ngacmoi s*ksualisht në makinë dy të miturit, kush është ish-trajneri i futbollit i ekstraduar nga Greqia?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.01.2021, 10:15

Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të diel nga Greqia 55-vjeçarin shqiptar, Sokol Metaj, i cili ishte dënuar për ngacmim seksual me të mitur.

55-vjeçari Metaj është një emër i njohur, pasi ka qenë trajner i futbolli me një ekip moshash në Tiranë. Mësohet se më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit