Një burrë po kërcënonte me mjet prerës një grua në makinë në qytetin e Gjilanit. Por efektivët e policisë kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur përshkallëzimin e situatës. Policët, njëri prej tyre, pa uniformë, emri i të cilit është Gëzim Shabani, kanë reaguar shpejt duke arrestuar qytetarin e dyshuar i cili mbante thikën në dorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe është filmuar nga qytetarët. Më pas video u publikua në rrjetet sociale.