Wanda Nara ka fituar gjyqin kundër Google dhe Yahoo për publikimin e një videoje intime që i ishte atribuar në mënyrë të gabuar asaj. Disa vjet më parë, lajmet për një video nga Wanda Nara qarkulluan nëpër internet. Showgirl-i argjentinase dhe gruaja e sulmuesit Mauro Icardi, gjithmonë e ka mohuar këtë lajm, i cili në një farë mënyre arriti ta destabilizonte atë. Vite më vonë, tani, Wanda ka njoftuar fansat të cilët në Instagram e kanë pyetur atë "a është e vërtetë që keni fituar në gjyq kundër Google dhe Yahoo për shfaqjen tuaj në një video porno?". "E vërtetë", ishte përgjigjja e argjentinases. Kjo në fakt i habiti të gjithë, por bukuroshja ka dhe faktet përmes avokatit të saj. Ndërkohë që ka marrë dëmshpërblim monetar për prishje imazhi.