Besnik Halili, NIKU i përgjimeve me mafian italiane, burri i drejtoreshës së Manastirliut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.01.2021, 23:38

Luneda Sufali ishte një ndër emërimet të konsideruara suprizë të kryeministrit Edi Rama, menjëherë pas marrjes së mandatit të tij të parë qeverisës në shtator të vitit 2013. Sufali, edhe pse nuk kishte mbushur ende 30 vjeç në atë kohë, u emërua Drejtoresha e Lojërave të Fatit. Kujtojmë se para se të merrte detyren e rëndësishme shtetërore, Sufali kishte një përvojë profesionale në kompaninë private të gazit, “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk, ndërsa lidhjet mes tyre vijojnë të mbeten shumë të forta deri më sot.

Vlen të theksohet se ato nuk janë vetëm profesionale, por edhe ngushtësisht familjare. Sufali është drejtoreshë e rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale. Në nëntor të vitit 2017, ajo u emërua Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, strukturë nën varësinë direkte të ministres Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, sipas boldnews.al kompania “GTS”, së bashku me ‘Messer’ shpk, përbën ‘monopolin’ në fitimin e tenderave multi-milionësh për oksigjenin spitalor, të zhvilluar pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Manastirliu.

Lidhja Sufali-GTS

Luneda Sufali, në profilin e saj zyrtar në rrjete sociale ka shënuar se ka qenë e Drejtore e administratës në kompaninë private “GTS”, para se Edi Rama ta emëronte në krye të Lojërave të Fatit. Karriera e saj ka vijuar me ngritje që prej asaj kohe. Në nëntor të vitit 2015, për arsye të pasqaruara, Sufali dha dorëheqjen nga posti në Ministrinë e Financave dhe u emërua Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, e cila në atë kohë drejtohej nga Blendi Klosi. Më pas, në nëntor të vitit 2017, Sufali u emërua Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me firmën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ndoshta për rastësi, por paralel me progresin në karrierë të Sufalit, kompania “GTS” forcoi pozitat e saj në tenderat publikë të oksigjenit mjekësor, aq sa sot ka arritur të jetë në fazë “monopoli”.

Vlen të theksohet se kompania “GTS” është regjistruar në Shqipëri në vitin 1996 dhe është në pronësi të kompanisë italiane “Sol” s.p.a. Shoqëria “GTS” ka administratorë në Shqipëri shtetasit italianë Giovanni Annoni dhe Matteo Fumagalli Romario. Ndërkohë, në vitin 2014 administratorët italianë ia delegojnë kompetencat e tyre shtetasit shqiptar Besnik Halili, i cili është bashkëshort i Luneda Sufalit.

Aktualisht, Halili është përfaqësues i kompanisë për kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme të kompanisë në raport me institucionet publike. Pra, përfshirë edhe dokumentacionin për përfshirjen në tendera. Gjithashtu, tek pjesa e tenderave, duket se roli i Besnik Halilit ka qenë vendimtar për forcimin e portofolit financiar të kompanisë “GTS”.

Monopoli

Sipas të dhënave të transaksioneve publike në portalin “openprocurment”, lidhur me tenderat e fituar nga kompania “GTS” në strukturat shëndetësore për “oksigjenin spitalor”. Rezulton se që prej vitit 2016, kompania “GTS” është fituese thuajse në pjesën më të madhe të tenderave. Por, deri në atë moment, ka pasur një veçori në tenderat e fituar prej saj, pasi ka pasur edhe konkurentë të tjerë. Duke filluar nga fundi i vitit 2017, që rastësisht përkon edhe me forcimin e raporteve institucionale Ogerta Manastirliu-Luneda Sufali, “GTS” merr trajtën e një kompanie “monopol”. Në të gjitha tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë për oksigjenin spitalor, fitues shpallet vetëm “GTS” ose e njëjta kompani, në bashkëpunim me “Messer” shpk.

Ky bashkim operatorësh u shpall së fundmi edhe fitues i një tenderi pa garë, me vlerë 5 milionë euro për furnizimin e QSUT-së me oksigjen spitalor. I njëjti bashkim operatorësh, në periudhën 2016-2020, është shpallur fitues edhe në një seri tenderash spitalorë, me fond limit me vlerë totale rreth 4 milionë euro. Ndërkohë, kompania “GTS”, ku ka marrë pjesë si operator i vetëm, ka fituar rreth 3 milionë euro të tjera tendera në strukturat spitalore, përgjatë periudhës 2016-2020.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit