Mbrëmjen e kaluar Juventus u shpall fitues i Superkupës së Italisë pasi bardhezinjtë mposhtën Napolin me rezultatin 2-0. Goli i parë i mbrëmjes erdhi nga ylli i juventinëve, Ronaldo në minutën e 64, ndërsa blutë e Napolit patën mundësi të barazonin në minutën e 80 me një penallti, por kapiteni i tyre Lorenzo Insigne i cili e mori përsipër, nuk u tregua i saktë dhe e nxori topin jashtë. Përveç humbjes së penalltisë dhe rezultatit që nuk ishte ashtu siç pritej, kapiteni i bluve u përball me një mallkim që e ndjek gjithmonë në ndeshjet me bardhezinjtë. Penalltia e mbrëmshme e çon në tre rezultatin e penalltive të humbura nga Insigne, pasi edhe më parë ka goditur dy penallti të gabuara ndaj Juventusit. Menjëherë pas ndeshjes kamerat e fokusuan teksa qante e kjo tanimë për dy arsye tepër të rëndësishme.