Pak ditë më parë u regjistrua një ngjarje tragjike në Rrëshen, ku ndërruan jetë 4 pjesëtarë të një familje. Automjeti i tipit “Citroen”, me të cilin po lëvizte familja nga Kosova drejt Shqipërisë, u përplas me një kamion si pasojë e parakalimit të gabuar. Viktimat janë Blerim Avdiaj, 45 vjeç, bashkëshortja e tij Anjeza Avdiaj 34 vjeçe, si dhe dy fëmijët Medina Avdiaj, 5 vjeçe dhe Klejdi Koci 11 vjeç. Vajza e mbijetuar e vetme nga aksidenti është 3-vjeçarja Violeta Avdiaj, e cila ndodhet ende tek spitali i Traumës. Ndërkohë, ditën e sotme nxënësit e shkollës profesionale në Rrëshen kanë dalë me pankarta në duar duke i bërë apel drejtuesve të mjeteve që shkelin sinjalistikën rrugore dhe më pas ndodhin ngjarje të rënda. Disa prej këshillave që japin nxënësit janë: Ndalo dhe shpëto! Respekto sinjalistikën rrugore dhe udhëtoni me kujdes.