Disa çaste më parë, është regjistruar një aksident i rëndë në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë pranë kryqëzimit në Fushë Mamurras, ku një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në vend. Sipas burimeve, bëhet me dije se personi që ndërroi jetë është një 70-vjeçar me iniciale P.P. dhe është nga Fushë Mamurrasi. Ende nuk dihen shkaqet e aksidenti tragjik.