Një përleshje mes tre grabitësve dhe një efektivi policie është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier. Efektivi i policisë, i cili po shkonte në punë për të marrë shërbimin ka pikasur tre grabitësit në një dyqan celularësh. Ai ka shkuar t’i ndalojë ata, por nuk ia ka dalë dot edhe pas përplasjes fizike. Kur janë larguar grabitësit i kanë përplasur makinën private efektivit të policisë.
Policia ka njoftuar së fundmi se tre grabitësit janë shpallur në kërkim.