Banorët e Elbasanit kanë folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme, ku fillimisht u tha se një i ri i vendosi flakën shtëpisë pas një konflikti me familjarët. Ndërkohë, banorët janë shprehur se konflikti ka ndodhur mes fqinjëve, të cilët kanë përfunduar në komisariat. Ndriçim Zekthi ka tentuar t’i vendosë flakën banesës së fqinjit për shkak të një konflikti mes tyre dhe jo të familjarëve të tij siç u raportua fillimisht. Banorët kanë thënë se Zekthi është një person problematik si për familjen, por edhe të tjerët pasi e tepron me alkoolin.
Një ndër banorët ka thënë se:
Ndërsa një banore tjetër është shprehur se:
Për të parandaluar ngjarjen e rëndë ka ndërhyrë gruaja e cila ka marrë plagë në duar dhe më pas është transportuar për në Spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka shoqëruar personat e përfshirë.