Skandalet me kompanitë telefonike dhe ato të internetit s’kanë fund në Shqipëri. E tillë është dhe kompania ALBtelecom e cila përveç që ofron një shërbim interneti skandaloz, nuk e merr mundimin as t’u përgjigjet klientëve të tyre për t’u zgjidhur problemet që hasin me të. Kutojmë se vetëm para pak ditësh kjo kompani u përfshi në skandalin e radhës, pasi vendosi t'u merrte më shumë para qytetarëve shqiptarë, duke futur me pagesë edhe kanalet e RTSH dhe çdo familje paguan nga 1000 lekë të vjetra në muaj. Të shumta kanë qenë ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shërbimet që kompania në fjalë ofron. Ndërkohë ditën e sotme një tjetër mesazh ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shkruan se pasi i ka ikur interneti, ka provuar të marrë në telefon kompaninë Albtelecom për të zgjidhur problemin.
Por gjithçka ka rezultuar e kotë, pasi siç shihet edhe në video, shërbimi i klientit (apo më mirë i ashtuquajtur i tillë në rastin konkret) e ka lënë në pritje për disa minuta duke mos ia hapur telefonin. Sipas qytetarit, nuk është hera e parë që një papërgjegjshmëri e tillë ndodh me këtë kompani. Për më tepër ndiqni videon më poshtë, ku qytetari ka telefonuar për 4 minuta e gjysëm dhe askush nuk iu përgjigj.