Vitin e kaluar, legjenda e futbllit brazilian, Ronaldinho Gaucho, u mbajt për gati 6 muaj në gjendje arresti nga autoritetet e Paraguajit pasi iu gjetën dokumente të falsifikuara në aeroportin e Asunsioni. Ish-kampioni i botës kaloi 31 ditë në burg dhe 140 të tjera në një dhomë hoteli me 4 yje, dersa fitoi zyrtarisht lirinë. Tashmë e keqja ka kaluar dhe Ronaldinho ka filluar jetën normale. Ai po fiton shumë para. muajt e fundit. Sipas “El Pais”, 40-vjeçari ka përfituar plot 772 mijë euro nga pjesëmarrja në fushata reklamuese në Brazil.
Nga ana tjetër, “Topi i Artë” në vitin 2005 promovoi nisjen e punimeve të stadiumit të skuadrës së Atletik Mineiros. Ai ka nisur dhe një aktivitet sipërmarrës duke hapur një studio muzikore dhe një bar me pije alkoolike. Ndërkohë, Ronaldinjo po ushtron dhe detyrën e ambasadorit të turizmit për Brazilin. Jeta tani duket më e bukur për legjendën.