Milani provon shijen e humbjes për herë të parë këtë sezon të Serisë A. Kuqezinjtë u mundën 1-3 nga Juventusi në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit. Bardhezinjtë siguruan 3 pikët pas dy golave të Chiesas dhe një tjetër gol të McKennie, ndërsa Calabria shënoi golin e vetëm për Milanin.
Me fitoren e sotme, Juventus tani ngjitet në vendin e 4 në klasifikim me 30 pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjeve, teksa do luajnë edhe ndeshjen e prapambetur me Napolin. Në anën tjetër, Milani nuk arriti të shfrytëzojë humbjen e Interit dhe të shkëputeshin. Gjithsesi, ata mbeten sërish të parët me 37 pikë në krye të tabelës së renditjes.