Klubi i Juventusit përmes dy komunikatave për shtyp ka njoftuar se lojtarët, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërkaq, pas dy rasteve pozitive, ekipi bardhezi ka vendosur që ta shtyjë udhëtimin e tyre për në Milano për një orar tjetër. Zonja e Vjetër ka kryer edhe disa teste të reja për të parë rezultatet e gjithë ekipit, në mënyrë që të vendosin përfundimisht nëse do të luajnë apo jo kundër kuqezinjve.
Këto shqetësime po vijnë pasi mendohet se lojtarë të tjerë mund të jenë infektuar. Rzultatet do t’i marrin nesër pak para udhëtimit. Ndeshja e planifikuar për nesër në orën 20:45 mes Milan dhe Juventus mbetet për t'u parë nëse do të zhvillohet apo jo, pasi sipas mediave italiane, nuk përjashtohet mundësia që të shtyhet dhe të luhet në një datë tjetër.